Vidhte ushqime dhe rroba nga dyqanet e Vlorës, arrestohet 25-vjeçari

Vlora

Vidhte ushqime dhe rroba nga dyqanet e Vlorës, arrestohet 25-vjeçari

Më: 14 janar 2022 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar në Vlorë është arrestuar, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte ushqimore në një market  në lagjen "Pavarësia 2".

25-vjerçari është identifikuar me inicialet A.C(K) banues në lagjen "10 Korriku".

Po ashtu dyshohet se 25-vjeçari ka vjedhur më parë markete dhe dyqane rrobash.

"Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në datat 16.12.2021, 20.12.2021, 05.01.2022 dhe 07.01.2022, ka vjedhur produkte të ndryshme në disa markete dhe në një dyqan rrobash", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat