Manastirliu me ministrin zvicerian Berset në qendrën shëndetësore Vorë: Vaksinimi kyç!

Vlora

Manastirliu me ministrin zvicerian Berset në qendrën shëndetësore Vorë: Vaksinimi kyç!

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 15:04
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Zv/President i Zvicrës, njëherësh dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kanë vizituar qendrën shëndetësore të Vorës, e rikonstruktuar falë mbështetjes së qeverisë zviceriane.

Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen, Manastirliu tha se do të vijojë programi i rehabilitmit të 300 qendrave shëndetësore.

Gjatë vizitës në pikën e vaksinimit brenda qendrës shëndetësore 24 orëshe të Vorës, Manastirliu e vuri theksin tek rëndësia e vaksinimit anticovid, duke u shprehur se ky është element kyç për rivlerësimin e masave.

“Qeveria shqiptare ka miratuar kontratën për ardhjen e 1 million dozave të vaksinave Pfizer, plus 500 mijë doza opsionale. Pra përgjatë gjithë këtij viti fjala kyçe do vijojë të mbetet vaksinimi dhe vaksinimi me dozën e tretë është sërish shumë i rëndësishëm në funksion të rritjes së imunitetit dhe shmangies të formave të rënda të sëmundjes. Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes situatën epidemiologjike, kemi indikatorë të përmirësuar, një incidencë e cila është në ulje, por sa i përket rasteve aktive vijojmë të kemi dhe duhet të tregojmë kujdes. Duke shpresuar që do të jemi në indikatorë të përmirësuar, do të rivlerësojmë masat në dy javët e para të muajit mars”, tha Manastirliu.

Deri tani janë kryer mbi 2 milion e 680 mijë vaksinime dhe kanë mbërritur mbi 3.1 milion doza vaksine ndaj COVID-19.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat