Shkëmbi i rrezikshëm, banorët japin alarmin në Vlorë: Nuk afrohet njeri, të spostohet rruga

Vlora

Shkëmbi i rrezikshëm, banorët japin alarmin në Vlorë: Nuk afrohet njeri, të spostohet rruga

Më: 14 mars 2022 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Një masiv guri rrezikon të bjerë në zonën shkëmbore të Ujit të ftohtë në Vlorë.

Guri duket se po thërrmohet, ndërsa shihet si rrezik i mundshëm rrëshqitjeje nga çasti në çast. Qytetarë e Vlorës që frekuentojnë shëtitoren bregdetare japin alarmin.  Ata shprehen se rreziku është i dukshëm veçanërisht për mjetet në qarkullim por dhe ata që lëvizin me biçikleta.

Ndërkohë dukuria e rrëshqitjes së gurëve është e përsëritur në aksin bregdetar,teksa më herët një masiv shkëmbor u rrëzua pak metra më larg këtij vendi.

“Shqetësim është për çdo kalimtar këtu. Shihe vetë si është gjendja, edhe mund të bjerë, edhe mund të mos bjerë. Ja ku janë gurët. Me rrezik. Për këmbësorët ndoshta nuk është rrezik, por për automjetet është rrezik. Shteti duhet të marrë masat, një rrjetë ose ta provokojnë ta shembin,  ata e dinë vetë. Unë jam nga Tirana dhe kam ardhur këtu, po bëj xhiron. Andej nuk ka trotuar, nuk afrohet njeri. Edhe rruga të spostohet pak.

Ndoshta këta të mirëmbajtjes do mendojnë për atë se është rrezik. Ajo është e rrezikuar jo vetëm në sezon, por edhe në verë e dimër. Ma do mendja që edhe për atë do të mendohet meqë po bëhet gjithë kjo rrugë.

Të merren masat se prandaj e kemi pushtetin lokal, qeverinë, sa më parë, sa më mirë për të gjithë. Vazhdimisht kanë rënë, njerëzit po të punojnë bëhet më e mira.

Është rrezik por cfarë t’i bëjmë. Rrezikon ajo, të kalojë makina, ja e goditi, u vranë”, thanë banorët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat