Lidhi burrë e grua me litarë dhe ngacmoi seksualisht 3 vajzat e mitura, detajet tronditëse nga grabitja në Vlorë

Vlora

Lidhi burrë e grua me litarë dhe ngacmoi seksualisht 3 vajzat e mitura, detajet tronditëse nga grabitja në Vlorë

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 13:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë bërë të ditura në lidhje me pengmarrjen që ndodhi ditën e djeshme në Brataj të Selenicës së Vlorëde.

38-vjeçari Vitrin Çobaj  mbajti peng për rreth katër orë anëtarët e një familjeje.

Pasi hyri në banesën e stetasit F. F., 47 vjeç, i cili ishte invalid, autori lidhi me litarë pronarin e shtëpisë dhe bashkëshorten e tij dhe i izoloi në një dhomë me fëmijët e mitur.

Ai gjithashtu dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzat e mitura të familjes dhe ka vjedhur me dhunë shumën prej 36.900 lekësh.

“Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 16.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Koria e Rigonit”, në fshatin Brataj, ka hyrë me dhunë në banesën e shtetases Y. F., 41 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. F., 47 vjeç (invalid) dhe 6 fëmijë të mitur. Nën kërcënimin e një arme dyshohet se 38-vjeçari ka mbajtur peng për rreth 4 orë familjarët e kësaj familjeje duke lidhur me litarë dy bashkëshortët dhe duke izoluar në një dhomë fëmijët e mitur. Gjatë kohës që ky shtetas ka qëndruar në banesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen Y. F. dhe tre vajzat e saj të mitura, si dhe u ka vjedhur me dhunë shumën prej 36.900 lekësh.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu, një shumë parash dhe veshje të cilat autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat