Tragjike/ Familja sapo ishte kthyer nga Turqia, si ndodhi aksidenti ku vdiq 6-vjeçari?

Vlora

Tragjike/ Familja sapo ishte kthyer nga Turqia, si ndodhi aksidenti ku vdiq 6-vjeçari?

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 09:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti me vdekje në Panaja të Vlorës, ku një fëmijë 6 vjeç humbi jetën, ndërsa u plagosën prindërit dhe fëmija tjetër.

Mësohet se shtetasi Andi Mithi 33 vjeç, i cili udhëtonte me një makinë “Benz” së bashku ne familjen sapo ishin kthyer nga Turqia.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit dhe për pasojë është përplasur me trafikndarësen në vendin e quajtur nënkalimi i Panajasë.

Nga aksidenti ka humbur jetën O. H 6 vjeç ndërsa janë plagosur dhe dërguar ne spital, drejtuesi i mjetit, gruaja Albana Mithi dhe fëmija tjetër 3 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat