Gjendet një automjet i djegur në Vlorë, dyshohet se është i njëjti që u grabit në Lushnjë

Vlora

Gjendet një automjet i djegur në Vlorë, dyshohet se është i njëjti që u grabit në Lushnjë

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Ditën e sotme është gjetur një automjet tip “Benz” i djegur në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve, bëhet me dije se automjeti në fjalë është i njëjti me atë që u grabit mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjës.

Gjithashtu mësohet se mjeti është gjendur në afërsi të lagjes “10 korriku” në Vlorë.

Makina e grabitur mbrëmjen e djeshme në Lushnjë, ishte në pronësi të shtetasit Martino Peqini, i cili bëri kallëzimin në polici.

“Mbrëmjen e djeshme, kallëzon shtetasi M. P., banues në Divjakë, se në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, Lushnjë, persona të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin tip “Benz”, me të cilin po udhëtonte. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.

Policia po verifikon edhe target, ëpr të parë nëse ato janë ndryshuar. Mjeti është gjetur i parkuar në një rrugicë dytësore pranë lagjes “10 korriku”, ndërsa po kontrollohen edhe kamerat e sigurisë, për të verifikuar lëvizjes deri në atë zonë, identifikimin e personit apo personave që mund të kenë qenë në brendësi të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat