Aksident në Vlorë, humb drejtimin dhe del nga rruga, përfundon në spital drejtuesi i mjetit

Vlora

Aksident në Vlorë, humb drejtimin dhe del nga rruga, përfundon në spital drejtuesi i mjetit

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

19-vjeçari ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në fshatin Dukat-Fushë, Orikum, shtetasi G. R., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 19-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat