Parashikohen stuhi të forta/ Bashkia e këtij qyteti shqiptar lëshon alarmin

Vlora

Parashikohen stuhi të forta/ Bashkia e këtij qyteti shqiptar lëshon alarmin

Më: 17 janar 2023 Në ora: 11:15
Vlora

Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë kanë nisur edhe në Qarkun e Vlorës.

 Bashkia e këtij qarku ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset rrugore problematike, si pasojë e përkeqësimit të motit.

Sipas meterorologëve kushtet atomsferike gjatë orëve në vijim pritet të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut dhe stuhive të forta, për këtë arsye duhet të shmangen edhe parkimi në ato rrugë.

"Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar. Reshjet e shiut do të intensifikohen në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime. Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!", njofton Bashkia e Vlorës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat