Rritet numri i divorceve në Vlorë; 530 kërkesa për zgjidhje martese vetëm gjatë vitit të kaluar

Vlora

Rritet numri i divorceve në Vlorë; 530 kërkesa për zgjidhje martese vetëm gjatë vitit të kaluar

Më: 22 janar 2023 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Të dhënat e gjykatës së Vlorës tregojnë se numri i çështjeve per zgjidhjen e martesës është rritur në vitin 2022 ku jane regjistruar 530 divorce.

Por cilat janë shkaqet që po prishin familjet në qytetin bregdetar. Avokatja e cështjeve civile Elona Mone liston një sërë arsyesh, nga më banalet tek ato më madhoret.

Nderkohe martesat fiktive janë kthyer vitet e fundit ne trend.

Shqiptarët po martohen për dokumente, për mbiemër e kjo sipas avokates pranohet nga vetë çiftet ose vihet re nga koha e shkurtër e zgjatjes së martesës.

Sipas avokates Mone, mosha më e prekur nga divorcet është ajo 35-45 vjeç, por janë shtuar gjithashtu divorcet në moshë më të madhe, pra 55-60 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat