Vidhte pasqyrat e automjeteve të parkuara, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

Vlora

Vidhte pasqyrat e automjeteve të parkuara, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

Më: 24 prill 2023 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Një 29-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se vidhte pasqyra automjetesh. Policia bën me dije se gjatë kontrollit të banesës së 29-vjeçarit janë gjetur 20 pasqyra, të cilat dyshohet se merreshin nga automjete të parkuara në qytetin e Vlorës.

Si rezultat i këqyrjes së pamjeve filmike dhe veprimeve të tjera hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 29 vjeç, banues në Vlorë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 20 pasqyra të automjeteve të parkuara, në disa lagje, në qytetin e Vlorës.   

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. M., u gjetën pasqyrat e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat