Protestë me tensione në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në festën e bashkisë në Teatrin “Petro Marko” dhe bllokojnë shfaqjen

Vlora

Protestë me tensione në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në festën e bashkisë në Teatrin “Petro Marko” dhe bllokojnë shfaqjen

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Qyteti i Vlorës vijon të jetë pa ujë të pijshëm për disa ditë, ndërsa dhjetëra qytetarë kanë dalë mbrëmjen e sotme në një protestë përpara Teatrit “Petro Marko”, për të shprehur pakënaqësinë ndaj pushtetit lokal dhe qendror.

Qytetarët janë mbledhur pikërisht aty, ndërsa bashkia po zhvillonte një festë fundviti për punonjësit e saj.

Në duar mbanin pankarta dhe brohoritnin “Duam ujë”, ndërkohë që situata u tensionua kur disa prej tyre u përplasën me policinë që ruante ambientet e teatrit.

Protesta e qytetarëve pasqyron indinjatën për mungesën e ujit dhe për mosveprimin e institucioneve për zgjidhjen e problemit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat