13 familje janë evakuuar dhe rreth 200 krerë bagëti, ndërsa për banorët është dhënë sinjali i alarmit për të qëndruar në gatishmëri në Vlorë.
Situata mbetet e vështirë, kryesisht për tre fshatra:
Bishan, Fitore dhe Novoselë.
Forcat e ushtrisë janë në gatishmëri për çdo rast që do të kërkojë evakuim dhe, natyrisht, do të ndërhyhet në kohë sa më të shpejtë. Niveli pritet të rritet edhe më tej, pasi prurjet vijojnë.