Nis përforcimi i argjinaturës për të parandaluar përmbytjet në Vlorë

Vlora

Nis përforcimi i argjinaturës për të parandaluar përmbytjet në Vlorë

Më: 10 janar 2026 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Në fshatin Fitore ka nisur përforcimi i argjinaturës, si një masë për të parandaluar hyrjen e ujërave të lumit në zonën e banuar. Kjo pasi situata paraqiste rrezik të lartë për banorët e fshatit dhe banesat e tyre. 

Kjo ndërhyrje po kryhet nga Bashkia, Bordi i Kullimit, në koordinim me Prefekturën. Me anë të kësaj synohet stabilizimi i argjinaturës dhe shmangia e përmbytjeve të mundshme.

Ekipet janë në terren duke punuar dhe monitoruar situatën.

Autoritetet bëjnë me dije se këto masa janë ndërmarrë në kohë. Kjo për të garantuar sigurinë e banorëve të fshatit Fitore si dhe për të shmangur dëmet që mund të vijnë si pasojë e kësaj situate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat