Aksident në Vlorë/ Makina përplas të moshuarin, transportohet në spital

Vlora

Aksident në Vlorë/ Makina përplas të moshuarin, transportohet në spital

Më: 23 mars 2026 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Skelës, ku një automjet ka përplasur një të moshuar që po kalonte me biçikletë te vijat e bardha.

Gazetari Marjus Seiti tha për News24, se si pasojë e përplasjes, i moshuari ka marrë lëndime të lehta.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat