Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve/ Vlorë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i Jet Ski

Vlora

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve/ Vlorë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i Jet Ski

Më: 31 maj 2026 Në ora: 10:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

 U raportua në Policinë e Shtetit nga pushuesit se kishte shkelur perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e tyre, Policia Kufitare ndërhyn menjëherë, duke bllokuar mjetin lundrues Jet Ski dhe ndëshkuar drejtuesin me masë administrative 500.000 lekë të rinj.

Menjëherë pas raportimeve dhe videos së dërguar nga qytetarët në Policinë e Shtetit, ku shfaqej një mjet lundrues tip Jet Ski që kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Karaburunit, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke rrezikuar jetën e pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Triport, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, bënë të mundur konstatimin dhe ndalimin e mjetit lundrues, ndërsa po afrohej pranë molit të peshkimit në territorin e SPK Triport.

Mjeti lundrues Jet Ski u bllokua në pikën e bllokimit të mjeteve lundruese afër SMIL-it, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E. U., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500.000 lekë të rinj.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të respektojnë perimetrin e sigurisë dhe të zbatojnë rregullat e lundrimit, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve përgjatë vijës bregdetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat