Majlinda në mesin e 12 sportistëve nga Kosova për Lojërat Evropiane - Bota Sot
Majlinda në mesin e 12 sportistëve nga Kosova për Lojërat Evropiane

Xhudo

Majlinda në mesin e 12 sportistëve nga Kosova për Lojërat Evropiane

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:28
Majlinda në mesin e 12 sportistëve nga Kosova për Lojërat Evropiane

Kampionia Olimpike, Mijlinda Kelmendi, është shpresa më e madhe e Kosovës për medalje në Lojërat Evropiane Minsk 2019.Kelmendi mungoi në Baku katër vite më parë, për shkak të një lëndimi, por është emëruar tani në mesin e 12 sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Bjellorusi.Majlinda, që ka fituar të Artën në kategorinë -52 kg në Rio 2016, do të synojë medaljen e parë në Lojërat Evropiane.Nora Gjakova në anën tjetër do të tentojë ta shndërrojë medaljen e Bronztë nga Baku 2015 në të Artë, ajo do të garojë në kategorinë -57 kg.

Nga Kosova, në Lojërat Evropiane Minsk 2019 do të garojnë edhe xhudistët; Distria Krasniqi në kategorinë -48 kg, fituesi i medaljes së Argjendtë në Evropë Akil Gjakova në kategorinë -73 kg dhe kampionia Evropiane e U-23 Loriana Kuka do të garojë në kategorinë -78 kilogramë.

Kosova do të përfaqësohet nga 4 boksierë në Lojërat  e dyta Evropiane Minsk 2019, që mbahen prej 21-30 qershor në kryeqytetin e Bjellorusisë.Kampionia Evropiane për Junior në vitin 2016, Donjeta Sadiku dhe Shpëtim Bajoku do të garojnë në kategorinë 60 kilogramë, Patriot Behrami 69 dhe Ardit Delijaj 81.Sporti i Karatesë do të përfaqësohet nga Alvin Karaqi në kategorinë -84 kilogramë, i cili është rrugës së mirë edhe për Lojërat Olimpike në Tokio 2020.Kosova kompletohet me pingpong një Fatih Karabaxhaku dhe shigjetari një (1) Ardita Zejnullahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...