Avdullah Hoti: Qeveria e ardhshme nuk do t’i respektojë vendimet joligjore

Zgjedhjet 2014

Avdullah Hoti: Qeveria e ardhshme nuk do t’i respektojë vendimet joligjore

Më: 13 gusht 2014 Në ora: 18:32

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se të gjitha emërimet kundërligjore që po ndodhin për ministritë e Qeverisë së Kosovës do të anulohen.
Ai ka thënë se Qeveria e re nuk do t’i respektojë vendimet joligjore të Qeverisë në shkuarje.

“Ta kenë të qartë të gjithë se këto vendime janë joligjore. Ata që po i marrin këto vendime të jenë të sigurt se do të bartin pasojat ligjore për shkelje të ligjeve. Kam frikë se zyrtarët që po emërohen po mashtrohen keq. Qeveria e ardhshme e koalicionin nuk do të respektojë vendimet që janë marrë në mënyrë joligjore”, ka thënë Hoti.

Lexojeni të plotë reagimin

Në ditët e fundit të mandatit, shumë ministra po emërojnë zyrtarët e tyre nëpër pozita në mënyrë joligjore. Ministria e Punëve të Jashtme është kampion në këtë drejtim.

Shumë zyrtarë janë emëruar nëpër ambasada, por edhe brenda ministrisë, në mënyrë joligjore. Raste të tilla ka edhe në Ministrinë e Arsimit, në Ministrinë e Kulturës dhe në ministritë e tjera. Kryeministri në detyrë i hapi rrugën këtij veprimi jo ligjore, duke e emëruar më herët sekretarët permanentë dhe disa drejtorëve të agjencive.

Ta kenë të qartë të gjithë se këto vendime janë joligjore. Ata që po i marrin këto vendime të jenë të sigurt se do të bartin pasojat ligjore për shkelje të ligjeve. Kam frikë se zyrtarët që po emërohen po mashtrohen keq.

Qeveria e ardhshme e koalicionin nuk do të respektojë vendimet që janë marrë në mënyrë joligjore

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat