Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Zvicër, “digjet plotësisht”! Pesë persona të zhdukur dhe tetë të plagosur

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Zvicër, “digjet plotësisht”! Pesë persona të zhdukur dhe tetë të plagosur

Më: 21 gusht 2026 Në ora: 09:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr që përfshiu një ndërtesë në Zvicër të premten ka lënë pesë persona të zhdukur dhe tetë të plagosur, tha policia.

Zjarri në qytetin lindor të Thusis, i cili u raportua menjëherë pas mesnatës, “dogji plotësisht” një ndërtesë që kishte një restorant dhe apartament banimi, tha policia e kantonit Graubunden në një deklaratë.

“Shkallët u shembën, kështu që çatia e ndërtesës u desh të hapej me vinç”, tha ajo.

Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, tha policia. Gjashtë persona të tjerë shpëtuan nga ndërtesa pa lëndime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat