Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov në aeroportin e Sofjes i ka pritur turistët bullgar që i mbijetuan fatkeqësisë në liqenin e Ohrit.
Kryeministri bullgar theksoi se fajtorët që shkaktuan fatkeqësinë do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë.
“Fajtorët sigurisht do të gjenden. E di se ka të arrestuar, e di se ministra në Maqedoni kanë dhënë dorëheqje. Por, sërish edhe me këtë rast Maqedonia u turpërua, sikur me rastin e shtetases bullgare Spaska Mitrova. Mbetet ti përcjellim punët se si do të rrjedhin”, theksoi Borisov