Shpërthimi i njërës prej shufrave të hekurta të anijes, shkak për tragjedinë në liqenin e Ohrit

Maqedonia

Shpërthimi i njërës prej shufrave të hekurta të anijes, shkak për tragjedinë në liqenin e Ohrit

Më: 7 shtator 2009 Në ora: 15:07

Shpërthimi i njërës prej shufrave të hekurta të anijes ka qenë shkak për tragjedinë e djeshme (e diel) në liqenin e Ohrit, ku nga fundosja e anijes se quajtur “Ilinden” gjeten vdekjen 15 persona.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë bëri të ditur se nga ekspertiza e kryer dhe xhirimi nënujor nga ana e ekipeve të polumbarëve është vërtetuar se ka shpërthyer njëra prej shufrave të hekurta të anijes me ç'rast e njëjta ka dalë jashtë kontrollit dhe është mbështetur në anën e djathtë, nga e cila instinktivisht udhëtarët kanë kaluar në anën e kundërt, pas çka anija është mbushur me ujë dhe është fundosur.

Gjykatësi hetues nga Gjykata Themelore në Ohër, kapitenit të anijes "Ilinden", Sotir Fileski i ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, nen dyshimin se është kryerës i veprës penale "rrezikim i sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik”.

Në Institutin për mjekësi ligjore në Shkup vazhdon autopsia e trupave të 15-të turistëve bullgarë që humbën jetën nga fundosja e anijes.

“Punojnë katër ekipe paralelisht. Procesin e autopsisë po e vëzhgojnë edhe kolegët bullgarë. Po bëhen përpjekje që autopsia të përfundojë në afat sa më shkurtë.Pas përfundimit të autopsisë trupat do të transportohen për në Bullgari”, tha drejtor i Institutit për mjekësi ligjore, Aleksej Duma.

Ndërsa, pesë të lënduarit në këtë fatkeqësi ndodhen ne spitalin e Ohrit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Të mbijetuarit tjerë, të cilët me aeroplan u larguan drejt Bullgarisë, duke rrëfyer për tragjedinë, thanë se për tere jetën nuk do të harrojnë dhembjen qe përjetuan ne Ohër.

“Nëse keni shikuar filmin ‘Titanik’, do ta kuptoni se çfarë fatkeqësie na ka gjetur. Për një moment anija anoi nga njëra anë dhe u fundos, për disa sekonda edhe ne u gjetëm nën ujë. Shpëtuam të gjallë kush si ka ditur dhe si ka mundur. Ujin që gëlltitëm, do ta bartim si kujtim nga Ohri, gjatë tërë jetës”, tha një e mbijetuar.

Presidenti bullgar Gjorgji Përvanov, i cili u largua bashkë me te mbijetuarit nga Maqedonia, kërkoi përgjegjësi për shkaktimin e kësaj tragjedie.

“Kjo është tragjedi e madhe për gjithë Bullgarinë , jo vetëm për familjaret. Përgjegjësinë duhet ta bartë pronari i anijes. Por, përgjegjësi kanë edhe ata që i kanë dhënë lejen e punës, një anijeje për të cilën dimë

se është e vjetër 87 vite”, ka deklaruar Gjorgji Përvanov, Kryetar i Bullgarisë.

Pas tragjedisë se djeshme Maqedonia sot mbanë dite zie, ndërsa flamujt në mbare vendin janë lëshuar në gjysmë-shtizë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat