Protestë kundër projektit 'Shkupi 2014' me këngën e Bob Marlit - Bota Sot
Protestë kundër projektit 'Shkupi 2014' me këngën e Bob Marlit

Maqedonia

Protestë kundër projektit 'Shkupi 2014' me këngën e Bob Marlit

Më: 13 shkurt 2010 Në ora: 23:03

“Çliroje veten nga skllavëria mendore dhe mos qëndro anash duke parë” Me këto vargje të Bob Marlit, një i ri duke kënduar protestoi kundër projektit Shkupi 2014. Ai projektin në fjalë e vlerëson si çmenduri dhe nuk e arsyeton planin për ndërtime të reja në Sheshin Maqedonia, pasi sipas tij ka shumë të tjera që prej vitesh presin të rinovohen.

"Do të doja të jap propozimin tim, le të vendosin një video projektor dhe një ditë në vit le të emetohen kisha dhe ditën tjetër le të projektohet xhami dhe ditën e 365 të vitit le të projektohet Bredhi i vitit të ri dhe të gjithë të jemi të gëzuar. Sa i përket asaj që qytetin po dëshirojnë ta bëjnë të duket si Parisi, Roma, gjithashtu në atë projektor mund të jepet edhe Kulla e Ejfelit, kështu që nuk do të vuajmë për asgjë", ironizon një shkupjan.

Ndërkohë Lëvizja qytetare ZGJOHU në mesditë tek Ura e Gurit, afër sheshit Maqedonia nën moton Mure dhe Letër Tualeti i kujtoi propozuesbe të projektit Shkupi 2014 se nuk do të lëshojë pe nga kërkesat për bashkëjetesë dhe mirëkuptim dhe që do të mundohet të ndalojë projektin Shkupi 2014. Në këtë protestë duhej të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e OJQ-së Sheshi Liria, por këta të fundit u distancuan në momentet e fundit nga protesta për shkak të keqpërdorimit politik të qëllimeve të tyre.

"Ne të rinjët e Shkupit shqiptar dhe maqedonas jemi kundër ndërtimit të mureve për të ndarë qytetin në dy anë. Prandaj ne u tubuam tek Ura e Gurit që paraqet simbolin e bashkëjetesës dhe tolerancës midis të gjitha komuniteteve dhe të gjithë bashkë në ora 5 minuta në 12 po e shembim këtë mur në mënyrë simbolike ashtu siç besojmë se do ta shembim edhe projektin Shkupi 2014 pasi që ky projekt nuk ja don të mirën Maqedonisë", deklaroi Bekim Hoxha, përfaqësues i ZGJOHU-t.

"Dita e djeshme për solli shumë etiketime, stigmatizim dhe satanizim nga ana e zëdhënësve partiakë dhe prej disa drejtuesve të lajmeve. Ne nuk menduam se gjendja do të përshkallëzohet deri në atë nivel dhe nëpërmjet dërgimit deri tek ne të disa mesazheve private nëpërmjet personave të ndryshëm, ne kuptuam se në Shkup sot do të ndodhë ajo që ndodhi në 28 Mars vitin e kaluar", tha Nikolla Naumovski nga OJQ 'Sheshi Liria'.

Qytetarët e pranishëm thanë se nuk e arsyetojnë projektin Shkupi 2014, pasi sipas tyre është e kotë të harxhohen aq shumë para për të. Sipas Lëvizjes qytetare “Zgjohu” "Shkupi 2014" mund të reflektojë vlera të përbashkëta vetëm nëse përfshihen propozimet e Lëvizjes ZGJOHU dhe propozimet e bashkësive të tjera, të kombinuara me dy monumente që do të simbolizonin NATO-n dhe BE-në./as

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...