Merkel: Largimi i Mubarakut, moment historik - Bota Sot
Merkel: Largimi i Mubarakut, moment historik

Bota

Merkel: Largimi i Mubarakut, moment historik

Më: 11 shkurt 2011 Në ora: 18:37

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur shumë e kënaqur nga largimi i presidentit egjiptian, Hosni Mubarak.

"Jemi dëshmitarë të një momenti historik të ndryshimeve", u tha Merkel gazetarëve në Bruksel.

Ajo tha se shpresonte që egjiptasit do të përfundojnë me "një shoqëri të pastër nga korrupsioni, censura, paraburgimet dhe tortura".

"Ndryshimet duhet të rezultojnë me zgjedhje të lira", tha Merkel.

Kancelarja gjermane po ashtu i bëri thirrje Egjiptit të respektojë marrëveshjen e paqes me Izraelin, pas dorëheqjes së Mubarakut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...