Egjiptianët festuan largimin e Mubarakut - Bota Sot
Egjiptianët festuan largimin e Mubarakut

Bota

Egjiptianët festuan largimin e Mubarakut

Më: 12 shkurt 2011 Në ora: 08:46

Egjiptianët kanë festuar gjatë gjithë natës largimin e presidentit Hosni Mubarak, pas 30 vjetësh në pushtet. Presidenti 82-vjeçar dha dorëheqje pas 18 ditësh protesta kundër varfërisë, korrupsionit dhe shtypjes.

Mubarak është udhëheqësi i dytë arab që përmbyset nga kryengritja popullore brenda një muaji.

Zëvendëspresidenti Omar Sulejman tha se këshilli ushtarak do të marrë drejtimin e vendit tani për tani.

Siç njofton agjencia shtetërore egjiptiane e lajmeve pritet që gjatë javës së ardhshme të tërhiqet nga posti i tij edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe Amr Mussa. Mussa i cili më parë ka qenë edhe ministër i Jashtëm në Kajro shihet si kandidat i mundshëm për postin e presidentit.

>>Egjipt: Largohet presidenti Mubarak >>

>>Kameron: Egjipti të lëvizë drejt shtetit demokratik >>

>>El Baradei: Dita më e bukur e jetës sime >>

>>Mubaraku ikën, ushtria merr drejtimin >>

>>Bajden: Egjipti të shkojë drejt demokracisë >>

>>Merkel: Largimi i Mubarakut, moment historik >>

>>Eshton: Mubaraku ka dëgjuar zërin e popullit >>

>>Mubarak largohet nga Kajro? >>

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...