Media shtetërore tha se autoritetet ushtarake do të jenë në pushtet për gjashtë muaj ose derisa të zhvillohen zgjedhjet.
Nje komitet i ri është formuar për hartimin e projekt-Kushtetutës.
Duke folur pas mbledhjes së parë të kabinetit, që nga largimi nga pushteti i Presidentit Mubarak, Kryeministri Ahmed Shafik tha se prioriteti i qeverisë kujdestare ishte rivendosja e paqes dhe sigurisë në vënd pas 19 ditësh demostrata dhe trazirash politike.
Më herët, turma të protestuesve pro-demokracisë në Egjypt u rikthyen në sheshin Tahrir në kryqytet, zemra e kryengritjes që çoj në doreheqjen e Presidetit Mubarak.
Ushtria egjytpiane u fut në atë zonë duke u kërkuar protestuesve të shkonin nëpër shtëpitë e tyre.
Pati përleshje pasi protestues të zemëruar denoncuan dislokimin e forcave të policisë të cilët ata i fajësojnë për dhunën gjatë demostratave.
Jeta është duke u rikthyer drejt normalitetit në pjesën më të madhe të Kajros.