Obama: Dëshiroj ta vizitojë Hiroshimën - Bota Sot
Obama: Dëshiroj ta vizitojë Hiroshimën

Bota

Obama: Dëshiroj ta vizitojë Hiroshimën

Më: 10 nëntor 2009 Në ora: 15:55

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha se dëshiron të vizitojë qytetet japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit, të cilat u shkatërruan nga bombat bërthamore amerikane në fund të Luftës së Dytë Botërore. Por Obama, në një intervistë për televizionin ‘NHK’, tha se orari i ngjeshur i vizitës së tij në Japoni nuk ia mundëson këto vizita. Asnjë president në detyrë i Shteteve të Bashkuara kurrë nuk e ka vizituar Hiroshimën dhe Nagasakin. Të dyja qytetet i kanë bërë ftesë Obamës që t’i vizitojë.

Presidenti amerikan është zotuar të punojë për eliminimin eventual të armëve bërthamore. Obama do të udhëtojë në Japoni të premten, në kuadër të turneut në Azi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat