Obama premton më shumë bashkëpunim

Bota

Obama premton më shumë bashkëpunim

Më: 14 nëntor 2009 Në ora: 23:23

Ata do të diskutojnë rreth rrugëve për ta drejtuar ekonominë globale drejt rimëkëmbjes dhe për planet për krijimin e një zone të tregtisë së lirë të trans-Paqësorit.

Në axhendën e punimeve të samitit janë dhe ndryhsimet klimatike e siguria rajonale.

Para se të nisej nga Japonia drejt Singaporit ku zhvillon punimet samiti, presidenti amerikan, barack Obama mbajti një fjalim ku u angazhua për përfshirje më të madhe në Azi.

Ai shtoi se angazhimi amerikan për sigurinë në rajon, ishte i patundur.

Balanca e pushtetit

Një korrespondente e BBC-së që po ndjek punimet e samitit thotë se udhëheqësit e APEC-ut shpresojnë që presidneti Obama ta pasojë me vepra konkrete mesazhin e tij për përfshirje më të gjerë në Azi.

Azia lindore po shërohet më shpejt nga kriza financiare sesa fqinjët e saj në anën tjetër të Paqësorit. Kina është fuqia botërore në rritje.

Por korrespondentja jonë thotë se vendeve të rajonit megjithatë u nevojiten tregjet amerikane për të eksportuar.

Çështja e madhe në prapaskenë, shton ajo, është se si të menaxhohet ndryshimi i balancës së pushtetit në rajon.

Pas diskutimeve ekonomike, në axhedën e punimeve të samitit priten të futen çështej të tjera: Koreja e Veriut, siguria rajonale, ndryshimet klimatike dhe investimet në teknologjitë e reja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat