Kryhen prova nga disa kompani ajrore - Bota Sot
Kryhen prova nga disa kompani ajrore

Bota

Kryhen prova nga disa kompani ajrore

Më: 18 prill 2010 Në ora: 14:50

KLM dërgoi një Boeing 737 në një fluturim 75 minutësh gjatë të cilit avioni shkoi deri në lartësinë 13 mijë metra.

KLM thotë se Boeing tani po kontrollohet në detaje dhe nëse ekzaminimi teknik nuk tregon dëm, ata shpresonin të merrnin leje për të lëvizuar shtatë nga avionët e tyre, nga Gjermania për në Hollandë. Më pas, ata do të kërkojnë që pjesërisht të rifillojnë operacionet e tyre.

Lufthansa gjithashtu fluturoi dhjetë nga avionët e tyre, pa pasagjerë në bord, nga Frankfurti në Mynih.

Ata fluturan nëpër Gjermani në lartësinë prej 3 mijë metrash, shumë më poshtë nga ç'është lartësia e fluturimeve komerciale.

Një zëdhënës i kompanisë tha se avionët u inspektuan pasi u ulën dhe nuk kishin asnjë shenjë dëmi.

Shqetësimi është se hiri i imët mund të bllokojë motorrët.

Anullimi i fluturimeve në Evropë do të vazhdojë

Nuk duket ende fundi për fillimin e fluturimeve në Evropë shkaktuar nga hiri që vjen nga një vullkan në Islandë.

Për ditën e katërt me radhë nuk ka fluturime në Evropën qëndrore dhe veriore nga shqetësimet se hiri paraqet rrezik për avionët.

Kjo po ka pasoja të rënda, me pasgjerë të mbetur në aeroporte dhe hotele në vende deri në Kinë, Astrali dhe SHBA.

Pjesa më e madhe e fluturimve transatlantike janë anulluar, ashtu si edhe shumica e fluturimeve nga Kina për në Evropë.

Fluturimet australiane drejt Evropës kanë shkaur deri në Azi, me hotele në vende si Singapori dhe Bangkoku të mbushura plot.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...