Vatikani dënon planin për djegjen e Kuranit - Bota Sot
Vatikani dënon planin për djegjen e Kuranit

Bota

Vatikani dënon planin për djegjen e Kuranit

Më: 8 shtator 2010 Në ora: 15:36

Plani për djegjen masive të Kuranit në shtetin amerikan të Floridës do të ishte "veprim revoltues dhe i rëndë", tha sot Këshilli i Pontifikatit për Dialog Ndërmjet Religjioneve.

"Aktet e dënueshme të dhunës, nuk mund të kundërpërgjigjen me veprime revoltuese dhe të rënda kundër një libri, i cili konsiderohet i shenjtë nga një komunitet fetar. Çdo religjion, me librat e vet të shenjta, me vendet e adhurimit dhe me simbolet, ka të drejtë të respektohet dhe mbrohet", thuhet në deklaratën e lëshuar në Vatikan.

Planet i ka dënuar edhe administrata amerikane, si dhe drejtuesit kryesorë fetarë, të krishterë e hebrejë në Shtetet e Bashkuara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...