Prishtinë: Rihapet për qarkullim trafiku ajror - Bota Sot
Prishtinë: Rihapet për qarkullim trafiku ajror

Kosova

Prishtinë: Rihapet për qarkullim trafiku ajror

Më: 18 prill 2010 Në ora: 15:49

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është hapur sërish për fluturime, pas mbylljes nga mesnata e kaluar për shkak të çrregullimit të trafikut ajror në shumicën e aeroporteve të Evropës, ndërkohë që zyrtarë të aeroportit kanë konfirmuar se janë anuluar rreth 20 fluturime të parapara për ditën e sotme.

Në njoftim thuhet se rihapja e aeroportit është bërë në ora 14.00, por nuk do të ketë fluturime pasi që janë anuluar rreth 20 sosh, për shkak se aeroportet evropiane vazhdojnë të jenë të mbyllura, si pasojë e reve të hirit vullkanik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...