Marrëveshje e Shqipërisë dhe Kosovës për energji elektrike

Kosova

Marrëveshje e Shqipërisë dhe Kosovës për energji elektrike

Më: 30 prill 2010 Në ora: 20:42

Shqipëria dhe Kosova do të alternojnë mes tyre eksportin dhe importin e energjisë elektrike. Nga një marrëveshje që kanë arritur dy korporatat respektive energjitike, të premten në Tiranë, Shqipëria do të eksportojë gjatë periudhës së dimrit dhe të pranverës dhe do të importojë, po të njëjtën sasi nga Kosova gjatë sezonit veror.

Drejtuesit e Korporatës Elektroenergjitike të Kosovës (KEK) dhe homologes së saj në Shqipëri, KESH, e shikojnë marrëveshjen si një zgjidhje për kapërcimin e situatave të vështira të furnizimit me energji elektrike. Vetëm gjatë 4 muajve të parë të vitit 2010, Kosova ka marrë nga Shqipëria rreth 100 milionë kilovat/orë energji. Por kjo sasi do të kthehet mbrapsht në sezonin veror, kur sistemi energjitik i Shqipërisë ka nevojë për rreth 1.5 milion kilovat/orë në cdo natë. Për drejtorin e KEK-ut Arben Gjykaj, akordi mes dy institucioneve nuk ka vetëm përfitimin e menaxhimit të energjisë së tepërt mes dy vendeve. Por kjo mënjanon, sipas tij dhe pengesat që vijnë nga sistemet e transmetimit të vendeve fqinjë. “Ju e dini problemet që kemi me vendet fqinje, mes tyre dhe me Serbinë, për shkak të moslejimit dhe mosshfrytëzimit të rrugëve transmetuese. Kjo marrëveshje e lehtëson dhe e bën stabil furnizimin me energji për popullatën e Kosovës”, tha Gjykaj ne Tiranë. Marrëveshja i lejon dy institucioneve që të kapërcejnë dhe situatat kur në sistemet e tyre të transmetimit ka defekte dhe emergjenca nga avari teknike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat