AAK-ja kërkon që agjenda e bisedimeve me Serbinë të miratohet në Kuvend - Bota Sot
AAK-ja kërkon që agjenda e bisedimeve me Serbinë të miratohet në Kuvend

Kosova

AAK-ja kërkon që agjenda e bisedimeve me Serbinë të miratohet në Kuvend

Më: 13 shtator 2010 Në ora: 19:28

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar se agjenda e bisedimeve me Serbinë duhet paraprakisht të debatohet dhe të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.

Në komunikatën e AAK-së thuhet se Kosova assesi nuk duhet të bisedojë me Serbinë rreth statusit, sovranitetit dhe tërësisë territoriale dhe aranzhimeve të veçanta për veriun e Kosovës.

Partia më e madhe opozitare në Kosovë gjithashtu ka vlerësuar se rezoluta e miratuar në Asamblenë Përgjithshme hap një etapë të re të bisedimeve me Serbinë, për të cilën Qeveria e Kosovës ende nuk e ka të qartë agjendën dhe temat e këtyre bisedimeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...