Kuçi: Përgatitjet për bisedime do të jenë transparente - Bota Sot
Kuçi: Përgatitjet për bisedime do të jenë transparente

Kosova

Kuçi: Përgatitjet për bisedime do të jenë transparente

Më: 19 shtator 2010 Në ora: 10:47

Qeveria e Kosovës është në fazën e sistemimit të çështjeve për bisedimet me Serbinë, që do t'i propozohen kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton. Kështu bëri të ditur zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, duke vënë në dukje se janë në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për formulimin e çështjeve për bisedime.

Opozita, nga ana tjetër, kritikon qeverinë se ende nuk po tregon gatishmëri për bashkëpunim për bisedimet me Serbinë.Por, Qeveria zotohet se përgatitjet për këto bisedime do të jenë transparente.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...