Tirana dhe Prishtina: Hetim ndërkombëtar për akuzat Martin - Bota Sot
Tirana dhe Prishtina: Hetim ndërkombëtar për akuzat Martin

Kosova

Tirana dhe Prishtina: Hetim ndërkombëtar për akuzat Martin

Më: 14 janar 2011 Në ora: 16:26

Prishtina dhe Tirana kërkojnë hetim ndërkombëtar për akuzat që ngre raporti i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, i cili do të paraqitet në formë rezolute. Kështu deklaroi Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas takimeve që ai ka pasur me drejtuesit më të lartë të Tiranës zyrtare. Ndërsa, duke folur për qëllimin e kësaj vizite, Krasniqi tha se "ka qenë njohja me zhvillimet politike në Kosovë dhe në mënyrë të veçantë çështja e diskutimit të raportit të raportuesit të Këshillit të Evropës zotit Dik Marti". "Natyrisht ne mendojmë se ky raport ka të bëjë me një periudhë të rëndësishme të popullit tonë. Domethënë, kjo periudhë është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë", theksoi Krasniqi në një intervistë për BBC-në. Sipas Krasniqit, raporti ka pasur një ndikim mjaft të madh në opinionin evropian dhe më gjerë, por as pasojat e tij "nuk janë të parëndësishme" dhe se janë shumë influencuese. Ai shprehu mendimin se Shqipëria por edhe Maqedonia ose përfaqësia shqiptare në Këshillin e Evropës, "duhet të shkojnë me një politikë dhe me qëndrime të unifikuara". Sa i përket mbështetjes edhe nga shtetet e tjera që përfaqësohen në Këshillin e Evropës, Krasniqi tha se i ka shkruar kryetarit të Asamblesë së Këshillit të Evropës si dhe të gjithë kryetarëve ose presidentëve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, ku ka "kërkuar që drejtësia të jetë ajo që duhet ta japë fjalën për akuzat e Dik Martit, të cilat, në jemi të bindur se janë të pabaza".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...