Sparks: Protokolli nuk paraqet diçka të keqe për Kosovën - Bota Sot
Sparks: Protokolli nuk paraqet diçka të keqe për Kosovën

Lajme

Sparks: Protokolli nuk paraqet diçka të keqe për Kosovën

Më: 9 shtator 2009 Në ora: 11:25

Prishtinë - Ambasadori britanik në Prishtinë, Endi Sparks, thotë se protokolli për bashkëpunimin mes EULEX-it dhe Serbisë nuk është në dëm të Kosovës. Ambasadori Sparks tha se debati rreth protokollit është me përmasa spekulative. "Ka pasur shumë zhurmë dhe spekulime për nënshkrimin e këtij dokumenti, meqë thuhet se EULEX-i do ta shkelte sovranitetin e Kosovës. Si një britanik, si një mik i Kosovës, unë sinqerisht nuk besoj se ky dokument do të përfaqësonte diçka të keqe për Kosovën, se do të shkelte sovranitetin e Kosovës, apo që do të ishte për të keqen e Kosovës", ka thënë Sparks për TV Kosovën. "Nga këndvështrimi politik i qeverisë britanike, ky protokoll nuk përbën asnjë shqetësim për Kosovën. Gjithë kjo zhurmë në media ka kaluar në përmasa jo të duhura", ka thënë ambasadori britanik në Prishtinë. Sipas tij, "Kosova nuk do të vuajë për shkak të këtij protokolli", sepse bëhet fjalë për një "aranzhim teknik" , i cili do të mundësonte një bashkëpunim më të mirë me autoritetet e Serbisë në lidhje me kufijtë, ka shtuar Sparks. Ambasadori britanik sugjeron që protokolli duhet të nënshkruhet mes EULEX-it dhe Serbisë, meqensëe një marrëveshje e tillë nuk mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë. Protokolli, thotë ai, do të ndihmonte punën e EULEX-it në parandalimin e krimit të organizuara dhe të çfarëdo krimi tjetër, sidomos në veriun e Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...