Uilson: Rezoluta për Kosovën, ndikon negativisht në marrëdhëniet e Beogradit dhe Uashingtonit

Lajme

Uilson: Rezoluta për Kosovën, ndikon negativisht në marrëdhëniet e Beogradit dhe Uashingtonit

Më: 7 shtator 2010 Në ora: 10:39

Dejmon Uilson, nënkryetar i Këshillit Atlantik influencues të SHBA-ve me seli në Uashington thotë se rezoluta për Kosovën, të cilën e ka paraqitur Serbia në Asamblenë e Përgjithshme të KB, ka ndikim negativ në marrëdhëniet e Beogradit dhe Uashingtonit. Sipas mendimit të tij, propozimi u rezolutës "vazhdon pasigurinë" dhe "nuk i kontribuon sqarimit të situatës rreth Kosovës". "Situata është shndërruar në kokëdhembje për disa vende si dhe në vështirësi të caktuara sa i përket marrëdhënieve amerikane-serbe dhe përpjekjeve që ato marrëdhënie të ngritën në një nivel më të lartë. Mendoj se nënpresidenti Bajden dhe të tjerët i kanë ofruar dorën e miqësisë Serbisë. Mirëpo, rezoluta është faktor që tani i komplikon gjërat", tha Uilson në intervistë për "Zërin e Amerikës" (në serbisht). Duke folur për disa paqartësi që krijojnë përshtypjen te disa në Beograd se ndërmarrja e hapave të tillë "mund të kalojë pa pasoja, sepse mendojnë se mund të shfrytëzojnë dallimet sidomos mes evropianëve, Uillson thotë se kjo "vetëm nxit shpresa të rreme në Beograd". "Gjërat nuk do të ndryshojnë në Kosovë, gjë që Serbia duhet të ketë parasysh. Sa i përket disa vizitave të paradokohshme të zyrtarëve perëndimorë në Beograd, mendoj se qëllim i i tyre ka qenë që t'i rikujtojnë Serbisë se duhet të heqë dorë nga fokusimi ndaj Kosovës dhe që përfundimisht të niset drejt së ardhmes", thekson Uilson në këtë intervistë. Hulumtimi i opinionit publik thekson se qytetari i zakonshëm i Serbisë dëshiron që t'i bashkohet BE, ndërsa presidenti Tadiq gëzon besimin pikërisht për shkak të strategjisë së hartuar me sukses për realizimin e kësaj ideje. Mirëpo, gjërat më nuk janë të njëjta, pohon Uillson, duke shtuar se strategjia e qeverisë aktuale në Beograd minon strategjinë mëhershme të Tadiqit. Ai quan "kalkulime politike" se Serbia mund të vazhdojë politikën e presionit mbi Kosovën dhe ndërkohë ndoshta ia del në realizimin të dofarë bisedimeve për ndarjen e Kosovës". Ai ka porositur Beogradin se më shuma gjasë do të ketë "politika e fokusimit të hyrjes në bllokun evropian". Sa i përket zërave që dëgjohen se nuk shohin dallime midis politikës së presidentit Tadiq dhe disa partive me orientim nacionalist në Beograd, Uilson thotë: "Ekziston rreziku që taktika e Serbisë të huajësojë aktorët kyç politikë në Uashington dhe Bruksel. Dora që i është ofruar Beogradit mund të tërhiqet. Nuk besoj se qytetarët serbë do ta pritnin mirë shtyrjen e mëtejshme të integrimit evropian të vendit të tyre", thotë Uilson.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat