Vazhdon dialogu për rezolutën serbe - Bota Sot
Vazhdon dialogu për rezolutën serbe

Lajme

Vazhdon dialogu për rezolutën serbe

Më: 8 shtator 2010 Në ora: 10:09

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, u takua të martën në mbrëmje me presidentin serb Boris Tadiq, në Bruksel.

Të dyja palët nuk kanë dhënë hollësi për përmbajtjen e bisedimeve.

Por, korrespondentët thonë se, siç duket, palët kanë rënë dakord që në projektrezolutën serbe, si kompromis, të mos përmendet as çështja e secesionit dhe as dënimi i shpalljes së pavarësisë.

Asambleja e Përgjithme e OKB-së pritet të marrë në shqyrtim të premten projektrezolutën e Serbisë për Kosovën.

Mësohet se vendet anëtare të BE-së kanë arritur pajtueshmërinë për një qëndrim të përbashkët ndaj Serbisë dhe rezolutës së saj, megjithëse një numër vendesh evropiane, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, thuhet të jenë pajtuar vetëm me parimet e përgjithshme, pa e prekur qëndrimin e tyre për Kosovën.

Autoritetet në Serbi, ndërkaq, thonë se nuk mund të heqin dorë nga qëndrimi kundër pavarësisë së Kosovës, por kanë pranuar se mund të arrihet një kompromis me BE-në për rezolutën e paraqitur në OKB.

Kjo rezolutë, që bën thirrje për rifillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës dhe kundërshton, siç thuhet, shkëputjen e njëanshme, u dorëzua në OKB një javë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ofroi mendimin e saj për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...