64 shoqata atdhetare, leter krereve te shtetit

Shqipëria

64 shoqata atdhetare, leter krereve te shtetit

Më: 11 janar 2009 Në ora: 13:51

Plot 64 shoqata kulturore atdhetare u mblodhen dje ne nje tubim, ku i kane kerkuar Presidentit te vendit, Kryeministrit dhe Kryetares se Kuvendit, qe te mos heshtin dhe te mos lejojne cenimin e integritetit territorial shqiptar. “Te ndalet greqizmi i vendit”, kane deklaruar ata.

Perfaqesuesit e ketyre shoqatave atdhetare kane reaguar fuqishem kunder deklaratave qe i cilesuan teresisht antishqiptare te prefektit te Gjirokastres, Spiro Ksera, si dhe te kryebashkiakut te Himares, Vasil Bollano, per te ashtuquajturin Vorio-Epir.

Por ata kane kerkuar gjithashtu nga autoritetet qe te lene te lire, te vleresojne dhe respektojne si atdhetare te vertete, dy te rinjte nga fshati Toç i Tepelenes, qe u arrestuan vetem pse organizuan ne fshat nje miting me flamuj shqiptare, kunder kerkesave te prefektit Ksera.

Ky arrestim u krye ndonese ata kishin kerkuar lejen e policise, e cila i eshte pergjigjur se “nuk jemi ne gjendje te garantojme rendin”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat