Qeveria do të riparojë të gjitha dëmet nga tërmeti - Bota Sot
Qeveria do të riparojë të gjitha dëmet nga tërmeti

Shqipëria

Qeveria do të riparojë të gjitha dëmet nga tërmeti

Më: 13 shtator 2009 Në ora: 16:47

Ministria e Mbrojtjes reagon menjëherë ndaj akuzave të Partisë Socialiste, duke deklaruan nëpërmjet zëdhënësit të saj Fatmir Konja, se qeveria ka vënë dhe do të vërë në dispozicion gjithçka të nevojshme për të riparuar të gjitha pasojat e tërmetit në zonën e Dibrës.

Duke folur për masat e deritanishme, z. Konja informoi se “janë ngritur menjëherë dy kampe me çadra në komunat Gjoricë dhe Shupenzë, komunat më të goditura nga tërmeti. Ekspertët dhe grupet e punës të Ministrisë së Brendshme, Entit Kombëtar të Banesave dhe të qarkut të Dibrës janë në terren nga dita e parë pas rënies së tërmetit dhe po kryejnë vlerësimin e dëmeve”.

“292 çadra janë shpërndarë për banorët, shtëpitë e të cilëve janë konsideruar të pabanueshme në komunat Shupenzë, Gjoricë, Zerqan, Ostren dhe Maqellarë. Ndërkohë, 65 çadra janë në gjendje në komunën Shupenzë. Fatmirësisht dëmet nuk rezultojnë shumë serioze dhe janë të riparueshme”, tha ai, duke nënvizuar se deri tani është vlerësuar dëmi për 392 banesa.

Qeveria ka deklaruar se banorët e shtëpive të pabanuara mund të strehohen edhe në shtëpi me qira, dhe sipas tij, Ministria e Brendshme do t’i ndihmojë financiarisht ata. Ndërkohë, nga dita e rënies së tërmetit, qeveria ka shpërndarë 3.2 tonë ushqime për banorët e dëmtuar për të përballuar situatën emergjente.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...