Topi: Tryeza më 13 shkurt - Bota Sot
Topi: Tryeza më 13 shkurt

Shqipëria

Topi: Tryeza më 13 shkurt

Më: 8 shkurt 2010 Në ora: 19:22

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, vendosi të thërrasë tryezën politike, ditën e shtunë më 13 shkurt 2010. Vendimi vjen pas takimeve që kryetari i shtetit zhvilloi sot me kreun e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, ambasadorin Helmut Lohan, me ambasadorin e Mbreterisë së Spanjës, Manuel Montobio dhe me ambasadorin e SHBA-së Xhon Uithers.

Topi pati kontakte dhe me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama përpara përcaktimit të datës për tryezën politike.Presidenti Topi në takim me Kreun e Delegacionit të Komisionit Evropian, Ambasadorin Helmut Lohan dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...