Rinas, vijon anulimi i fluturimeve

Shqipëria

Rinas, vijon anulimi i fluturimeve

Më: 18 prill 2010 Në ora: 10:26

Autoritetet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës njoftuan se fluturimet direkte për në Londër, Budapest, Vjenë, Mynih, Shtutgard, Bolonjë, Milano, Trevizo, Verona, Frankurt, Ljubljanë, Rimini, Genova, Torino dhe Prishtinë janë anuluar për shkak të hirit në zonën e Islandës si rrjedhojë e vullkanit që shpërtheu ditën e mërkurë më 14 prill 2010.

Hiri i vullkanik është përhapur në pjesën veriore të Evropës.

Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se fluturimet e planifikuara për në Romë, Athinë, Bari, Stamboll kanë operuar normalisht nga Rinasi.

Autoritetet e aeroportit ndërkombëtar të Tiranes njoftojnë pasagjerët që kanë fluturime tranzit të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre.

Fluturimet janë anuluar deri në një njoftim të dytë. Në rast të anulimeve të fluturimeve të tjera, Tirana International Airport do t’i mbajë pasagjerët e informuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat