PS-ja ofron ndihma për të përmbyturit në Shkodër - Bota Sot
PS-ja ofron ndihma për të përmbyturit në Shkodër

Shqipëria

PS-ja ofron ndihma për të përmbyturit në Shkodër

Më: 8 dhjetor 2010 Në ora: 10:41

Partia Socialiste (PS) ofron ndihma për banorët e përmbytur në Shkodër dhe i bën thirrje të gjithë të zgjedhurve dhe strukturave të kësaj force të angazhohen plotësisht në këtë moment të vështirë.

Kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi se shpresohet që ky koment të kapërcehet, ndërsa akuzoi qeverinë për papërgjegjshmëri. "Të kthesh kurrizin nga plagët e mëdha të të gjithë territorit duke nisur nga Shkodra, do të thotë jo vetëm të tradhtosh vendin, por t'i lesh njerëzit në mëshirën e një fatkeqësie tjetër", u shpreh Rama.

Kryesocialisti kërkoi ndryshim radikal në buxhetin e vitit 2011, duke rialokuar të gjitha fondet e investimeve të reja publike kundër kënetëzimit të Shqipërisë.

"Më shumë se kurrë sot është aktuale nevoja për largimin e Berishës dhe të kësaj qeverie barbarësh. Sot është nevoja për një model të ri zhvillimi, përgjegjësish në raport me qytetarët", tha Rama.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...