Demonstrata, PS, letër policisë: Më 21 janar mbledhim qytetarët në Tiranë

Shqipëria

Demonstrata, PS, letër policisë: Më 21 janar mbledhim qytetarët në Tiranë

Më: 20 janar 2011 Në ora: 11:22

Partia Socialiste ka dorëzuar në policinë e Tiranës, kërkesën për zhvillimin e demostratës së paralajmëruar në datën 21 janar 2011.

Burime zyrtare, thanë se bazuar në ligjin “për tubimet”, PS ka dorëzuar në policinë e Tiranës një kërkesë-njoftim në të cilën thuhet se ky subjekt politik do të grumbullojë qytetarët në ora 13:00 në Tiranë.

Sipas ligjit, çdo organizatë apo subjekt politik, duhet të njoftojë policinë e shtetit për çdo tubim dhe më pas gjithë aktivitetin duhet ta zhvillojë në përputhje me lejen e dhënë nga policia.

Kërkesa është firmosur nga kryetari i PS-së së Tiranës Besnik Bare, i cili ka sqaruar se protestuesit do të futen në Tiranë nga dhjetë pika të ndryshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat