Vdes gjyshja e ish-presidentit Obama në moshën 99-vjeçare

Afrika

Vdes gjyshja e ish-presidentit Obama në moshën 99-vjeçare

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:54
Sarah Obama dhe Barack Obama

Sarah Obama, gjyshja e ish-Presidentit amerikan Barack Obama, ka ndërruar jetë në Kenia në moshën 99 vjeç.

Lajmi u dha nga vajza e saj, Marsat Onyango, duke shpjeguar se ajo nuk kishte qenë mirë për një javë.

Por, ajo kishte rezultuar negative në testin e Covid-19.

E panjohur deri në vitin 2008, vit kur nipi i saj Barack Obama u zgjodh në krye të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Obama që atëherë ishte bërë një njeri i famshëm kombëtar, dhe ferma e saj ishte një destinacion turistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat