Përmbytjet shkatërruese në Nepal, 590 shtetas të huaj nga 39 vende mes të zhdukurve

Afrika

Përmbytjet shkatërruese në Nepal, 590 shtetas të huaj nga 39 vende mes të zhdukurve

Më: 31 gusht 2026 Në ora: 16:43
Fotoilustrim

Të paktën 590 shtetas të huaj nga 39 vende rezultojnë të zhdukur në Nepal, pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve vdekjeprurëse të tokës që goditën vendin në kufirin me Kinën.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme e Nepalit, ndërsa zëdhënësi i saj, Lok Bahadur Chhetri, tha se deri më tani janë shpëtuar 323 shtetas të huaj.

Bilanci i viktimave në Nepal ka arritur në 903 persona, ndërsa 4,247 të tjerë rezultojnë të zhdukur, sipas të dhënave të përkohshme të autoriteteve.

Rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet kanë prekur edhe rajonin fqinj të Tibetit, në Kinë. Atje, deri më tani janë gjetur të vdekur 16 persona, ndërsa 546 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në total, bilanci i përkohshëm i katastrofës natyrore në Nepal dhe Tibet shkon në 919 viktima dhe 4,793 persona të zhdukur.

Autoritetet vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa përmasat e dëmeve dhe bilanci i viktimave mund të ndryshojnë në orët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat