Sulmuesi vret dy policë pranë ambasadës franceze në Tanzani

Afrika

Sulmuesi vret dy policë pranë ambasadës franceze në Tanzani

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 16:54
Foto

Policia në Tanzani thotë se tre persona, përfshirë dy policë, janë qëlluar për vdekje në një konfrontim pranë Ambasadës Franceze në Dar es Salaam.

Inspektori i përgjithshëm i policisë Simon Sirro u tha gazetarëve se personi i armatosur ishte një i huaj dhe policia beson se ai ishte nga Somalia.

Sirro gjithashtu paralajmëroi se sulmi mund të lidhet me kryengritjen xhihadiste në Mozambikun fqinj, ku një numër në rritje i kombeve afrikane po ndjekin së bashku luftëtarët.

Ambasada amerikane në një alarm sigurie paralajmëroi qytetarët që të shmangin zonën, raporton washingtonpost.

Konfrontimi ndodhi menjëherë pasi presidenti, Samia Suluhu Hassan iu drejtua zyrtarëve të sigurisë në një pjesë tjetër të qytetit, qendra tregtare e Tanzanisë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat