Ngordhje masive e elefantëve, zebrave, gjirafave dhe deveve – thatësira ‘torturuese’ po shkatërron jetën e egër në Afrikën Lindore

Afrika

Ngordhje masive e elefantëve, zebrave, gjirafave dhe deveve – thatësira ‘torturuese’ po shkatërron jetën e egër në Afrikën Lindore

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Një thatësirë “torturuese” dyvjeçare në Kenia ka zhdukur 2% të specieve më të rralla të zebrave në botë dhe ka rritur gjithashtu ngordhjet e elefantëve.

Sipas mediave të huaja, kufomat e kafshëve që kalben në tokë – duke përfshirë gjirafat dhe bagëtinë – janë bërë një pamje e zakonshme në Kenian veriore, ku periudhat e thata të paprecedentë po shkatërrojnë burimet tashmë të varfëruara të ushqimit dhe ujit.

Dhe Grevy Zebra, speciet më të rralla të zebrave në botë, ka qenë specia më e goditur nga thatësira.

Themeluesja dhe Drejtoresha Ekzekutive e “Grevy’s Zebra Trust”, Belinda Low Mackey, i tha CNN se shkalla e ngordhjes së specieve do të rritet nëse nuk bie shi i konsiderueshëm në rajon.

Por nga kjo po ndikohen edhe kafshët më rezistente ndaj thatësirës.

Njëra ndër to është edhe deveja, e cila dihet se mbijeton periudha të gjata pa ujë.

Kenia është në prag të sezonit të pestë të dështuar të shirave dhe departamenti i saj metrologjik parashikon “kushte më të thata se mesatarja” për pjesën tjetër të vitit.

Kështu që ndërsa periudha e thatësisë vazhdon, kafshët e tjera të egra të rrezikuara po zhduken me shpejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat