​Të paktën 16 persona humbën jetën kur një autobus goditi një kamion të parkuar në Sudan

Afrika

​Të paktën 16 persona humbën jetën kur një autobus goditi një kamion të parkuar në Sudan

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 12:35
Ilustrim

Të paktën 16 persona humbën jetën mëngjesin e sotëm kur një autobus pasagjerësh goditi një kamion të parkuar në autostradën në qytetin sudanez Omdurman, njoftoi sot policia.

Sipas raportimeve, autobusi doli nga rruga dhe goditi një kamion të parkuar në Omdurman, duke plagosur të paktën 19 persona.

Shtohet se autobusi po shkonte për në Khartoum nga Fasher, kryeqyteti i provincës së Darfurit të Veriut.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi devijimin e autobusit.

Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Sudan dhe shpesh janë rezultat i rrugëve të mirëmbajtura keq dhe zbatimit të dobët të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat