Bahtiri bën thirrje publike për inicimin e peticionit për bashkimin e Mitrovicës - Bota Sot
Bahtiri bën thirrje publike për inicimin e peticionit për bashkimin e Mitrovicës

Aktuale

Bahtiri bën thirrje publike për inicimin e peticionit për bashkimin e Mitrovicës

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:36
Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, i bi ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët mqë mbahet nesër në orën 10:00 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, me ç’rast do të iniciohen procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit.

Kjo tryezë mbahet më pas se një muaji pasi Kuvendi Komunal i Mitrovicës (30.11.2018) miratoi konkluzionin me të  cilin i është propozuar Qeverisë së Kosovës inicimi i procedurës për ndryshim të ligjit për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

Sipas kësaj komune, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka lejuar që konkluzioni i miratuar të delegohet tek institucionet qendrore duke e konsideruar si jolegjitime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...