Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ish-bashkëthemelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar kundër prekjes së kufijve të vendit, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare paqësore me Serbinë.
Krasniqi, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing”, ka paralajmëruar për luftë, në rast të lëvizjes së kufijve.
“Nëse hapet shkëmbimi i territoreve është e pashmangshme lufta”, ka deklaruar ai.
Sipas Krasniqit, shkëmbimi i territoreve do të çonte te “zhbërja e shtetit të Kosovës”.
“Lufta mund të jetë tragjike për statusin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Ai po ashtu ka thënë se armiku më i madh i Kosovës është “pansllavizmi”.
Krasniqi ka vlerësuar se Kosova duhet të synojë të anëtarësohet më përpara në NATO, sesa në Bashkimin Evropian.