Limaj: Na pre një vit me shumë sfida dhe duhet të na bashkojnë temat nacionale - Bota Sot
Limaj: Na pre një vit me shumë sfida dhe duhet të na bashkojnë temat nacionale

Aktuale

Limaj: Na pre një vit me shumë sfida dhe duhet të na bashkojnë temat nacionale

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 20:39
Fatmir Limaj

Nisma Socialdemokrate sonte ka organizuar pritjen e fundvitit për media, ku kryetar i kësaj partie, Fatmir Limaj duke i falënderuar mediat për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë këtij viti, ka pohuar se në vitin tjetër Kosovën e presin shumë sfida.

Ai theksoi se gjatë këtij viti, si parti, por edhe si pjesë e ekzekutivit, janë munduar që të jenë në dispozicion të mediave, me informacionet që u kanë interesuar atyre.

Limaj: Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me bashkëpunimin

“Jemi munduar edhe grupi parlamentar, edhe pjesa e ekzekutivit, edhe si parti, që të jemi sa më afër dhe në dispozicion për ju, me informacione, me gjëra të cilat ju interesojnë juve në punën e përditshme. Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur me bashkëpunimin, shpresoj që edhe ju jeni të kënaqur pak a shumë me bashkëpunimin me Nismën”, tha Limaj.

Ai premtoi se edhe më tej do të vazhdojnë të jenë të gatshëm e të qasshëm për mediat.     

Limaj: Na pre një vit me sfida shumë

“E di që na pre një vit me sfida shumë, një vit goxha interesant në të cilin po futemi. Por unë po besoj që janë disa tema nacionale, që duhet të na bashkojnë të gjithëve, tema që janë në inertes të Kosovës, në interes të vendit”, tha Limaj dhe shprehu besimin që vitin e ardhshëm të kenë arsye për çka të festojnë në përmbyllje të vitit, raporton KosovaPress.    

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...